Komision i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhet nesër për të diskutuar mbi Raportin e Dick Marty se në territorin shqiptar ka pasur veprimtari kriminale të UÇK-së.

Në fillim do të konstituohet Komisionit i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë, më pas do të ngritja përbërja e sekretariatit teknik dhe më pas do të caktohen relatorët për çështjen.

Anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty ka ngritur akuza se në territorin e Shqipërisë ka pasur veprimtari kriminale të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët  gjenden në paraburgim të Hagës që prej datës 5 nëntor.

Komisioni i Posaçëm u miratua më datë 3 dhjetor në Kuvend me 85 vota pro, 12 kundra dhe 4 abstenimi, për të kaluar në skaner të gjitha veprimet e kryera në territorin shqiptarë për krimet e supozuara të UÇK-s.

Komisioni do të ketë 9 anëtarë 5 nga shumica socialiste dhe 4 nga opozita dhe do të drejtohet nga Ulsi Manja kryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Njoftimi:

Ju njoftoj se, ditën e enjte, datë 10 dhjetor 2020, ora 11:00, Komision i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty për bashkëpunimin dhe olin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptar ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ahtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Do të realizojë mbledhje me rend dite si më poshtë:

Konstituimi i Komisionit të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë, i ngritur me vendimin nr. 71/2020.
Ngritja dhe përbërja e sekretariatit teknik.
Caktimi i relatorit/relatorëve.

Mbledhja do të zhvillohet me presence fizike, në sallën “Pjetër Arbnori”, kati IV te Kryesia e Kuvendit, duke respektuar protokollin e masave anti-covid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA