Klodian Rashës 25 vjeç, i vrarë nga një oficer policie ju dha lamtumira e fundit!
Në pemën ku ai ishte mbështetur përpara se të ndiqej nga policia ka mbetur si dëshmi njoftimi i vdekjes së 25 vjeçarit. Në kërkesën për oficerin e arrestuar për të cilin do të kërkohet burg, prokuroria tregon se si dy police po kontrollonin një makinë të rasti, kur njeri prej tyre konstatoi të riun që qëndronte i mbështetur në rrugë dhe i thirri ‘o djali ndalo pak’.
Klodiani vrapoi dhe kaloi në kahun tjetër të rrugës, kurse polici thërriti “armë”. Ky paralajmërim e shtyu kolegun e tij të njoftoje sallën e të kërkojë përforcime. Njëri nga policet ju vu pas dhe polici që po e ndiqte pretendon se në rrugica teksa i riu i kërkonte mos ta ndiqte se do ta vriste dëgjoi zhurmë të ngjashme me mbushjen e një pistolete. Policia thotë se Klodiani e flaku pistoletën ‘miniblow’ në këtë rrugicë.
Policia pretendon se pistoleta ‘miniblow’ u gjet shumë larg vendit ku u vra Klodian Rasha, polici që e qëlloi atë , në deklaratën e dhënë para prokurorisë pretendon se gjendej 20 deri në 25 metra larg tij.
“Unë e pashë që me ngriti dorën me sendin e dyshuar si pistoletë thotë efektivi tashmë i arrestuar. Efektivi pretendon se u rrëzua për tokë dhe se nga andej e qëlloi Klodianin në gjymtyrët e poshtme. U ngrita në këmbë dhe nga frika teksa Klodian Rasha vraponte e qëllova sërish .”
Klodian Rasha u rrëza në hyrje të rrugicës që të çon në shtëpinë e tij ku dhe ka dhënë shpirt
Prokuroria deklaron se pret ekspertizën e kamerave të sigurisë që do të vërtetojnë se çfarë intenerari ka ndjekur i riu dhe se çfarë ndodhi në vendin ku ai u qëllua me armë zjarri me dy plumba, njëri prej të cilëve nuk e preku kurse tjetri nga pas shpine i preku zemrën.
Top Channel