E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, thirrja e studentëve në 8 Dhjetor 1990

09/12/2020 14:46

Emisioni “Shqipëria Live” i është kushtuar çështjes së 8 Dhejtorit, protestat studentore kundër regjimit komunist.

Të ftuarit e sotëm ishin Valbona Duro, Beslim Ahmeta, Ajet Ramça dhe Blendi Fevziu, ku diskutuan për protestën studentore.

Valbona Duro tha se në atë moshë energjia e moshës ishte si një, por u bënë dy gjëra kryesore gabim, ku e para ishte se duhet të hapeshin .

“ Në atë moshë që ishim energjia e moshës ishte si një uragan dhe patjetër që ishte i përdorur, por u bënë dy gjëra kryesore gabim, ku e para ishte se duhet të hapeshin dosjet dhe ne sot do ishim shumë të çliruar sepse do ishin zgjidhur shumë gjera. Kjo të bën automatikisht me ato dilema që brezi sot bën pyetje: Pse nuk u mund komunizmi. Përveç hapjes së dosjes ishte dhe hapja e pronës. Shqipërinë sot e shoh komplet ndryshe, por ama me gjëra shumë për të rregulluar”, tha Valbona Duro.

Beslim Ahmeta tha se 8 dhjetori nuk erdhi si rrufe, por kishte kohë që organizatat e shoqërisë së partisë dëshironin ta organizonin.

“8 dhjetori nuk erdhi si rrufe por kishte kohe që organizatat e shoqërise së partisë donin që ta organizonin këtë gjë. Ate mbrëmje unë kam qenë në fakultet tek 21 dhjetori dhe jam bashkuar në daljen e parë në rrugë afër muzeut dhe ministri dha urdhrin për shpërndarjen e 1500 vetave nga policia.Ka qene shume i frikshem per mua dhe te tjeret. Ne kemi menduar qe Shqiperia te behet te pakten me mire dhe te behej per 2-5 vite. Shqiperia eshte shuyme e zhvilluar dhe nuk mund ta krahasoj kurre shqiperine e 2020 me vitet 90. Kemi rrezikuar per te konsileduar sadopak sistemi demokratik ne Shqiperi”, tha Beslim Ahmeta.

Ajet Ramça tha se e gjithë kjo ka nisur si një shkëndijë dhe pas shpërndarjes së policisë gjithçka ishte e organizuar për të bojkotuar universitetet që të mos shkonin në shkollë por në protestë. Pas dhunës që perdori policia aty nuk kishte me ndalim dhe organizimi i mirëfilltë nisi duke u ndarë në çdo fakultet. Lëvizja studentore ishte nga lëvizja konviktore.

Blendi Fevziu: Në këtë kohë kam qenë në momentet e fundit të demonstratës dhe nuk kam informacione se ça ka ndodh në 8 dhjetor por kam parë disa
njerëz që ecnin me vrap. Ishte një nga momentet meë emocionuese sepse gjysma e qytetarëve përveç studenteve ishin aty. Unë u gjenda në një grup studentësh që po protestonin dhe kur pashë një nga shokët e mi atë moment më iku frika dhe mu duk sikur por u solidarizoja me të tjerët. Pa mbushur ora 2 shpërndarja ka qenë shumë e dhunshme ku ndër personat që kam qenë ka qenë edhe Ben Blushi. Dyert e shtëpive kanë qenë të hapura dhe pati studentë që u rrahën në mënyrë kafshërore, fushat ishin të mbushura me libra dhe mu duk sikur demokracia shqiptare po vinte për të shkelur këto leksione të atij viti. Lëvizja studentore kishte një qëllim që të bënte një Shqipëri shumë ndryshe si gjithë Europa ku mendonim se ndryshimi do të ishte shumë shpejt por ndryshimi ishte shumë i ngadalshëm dhe nuk kam asnjë lloj zhgënjimi dhe është një Shqipëri që e mendonim dhe donim të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA