Emisioni “Shqipëria Live” i ka kushtuar hapësirë çështjes të kulturës së punës mes punëdhënësit dhe punëmarrësit ditën e sotme.

Të ftuarit e sotëm ishin Dritan Mezini, Gentiana Zefi, Armand Peza, Majlind Lazimi ku diskutan për kulturën e punës mes mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Dritan Mezini tha se kompanitë e vogla janë nën influencën e pronarëve, ndërsa kompanitë e mëdha dhe të larta kanë departamente të burimeve njerëzore ku kanë rregulla të strukturuara dhe pranojnë që të marrin shërbime konsulente për një përshkrim pune.

“Duke qenë se ka të bëjë me shërbimet gjithmonë janë në evolucion ku gjithmonë ka kërkesa të ndryshme ku është një krijimtari. Tregut i mungojnë studime të tregut, por bazohemi vetëm në eksperiencat tona personale. Kompanitë e vogla janë nën influencën e pronarëve, ndërsa kompanitë e mëdha dhe të larta kanë departamente të burimeve njerëzore ku kanë rregulla të strukturuara dhe pranojnë që të marrin shërbime konsulente për një përshkrim pune. Kontrata është një ndërmjetësim mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, por padyshim që të gjithë e lexojnë këtë gjë. Praktika ka treguar se marrëdhënia e palës acarohet, por vetëm kontrata mund ta shpëtojë këtë debat dhe ata që kanë lexuar më mirë kontratën dalin më të fituar”, tha Dritan Mezini.

Gentjana Zefi tha se një shqiptar në Shqipëri nuk sillet njësoj si një emigrant, pasi ka të bëjë me ambientin se ku rrethohet ky punëtor.

“Është një debat i vështirë. Kam përshtypjen se është një raport strikt i punës ndaj punëmarrësit dhe punëdhënësit. Një shqiptar në Shqipëri nuk sillet njësoj si të ishte emigrant, por ka të bëjë me ambientin se ku rrethohet ky punëtor. Ka kompani që nuk negociohet orari, por mbi të gjitha është se në çfarë ti realizon dhe nuk ka rëndësi sesa punon. Në kulturën tonë Shqiptare ne nuk e kemi pasur kulturë që të lexojmë kontrata”, tha Gentjana.

Armand Peza u shpreh se kërkesa për punonjësit është në të gjitha nivelet arsimore dhe se gabimet e kompanisë që sjell një shërbim të vendos në trysni.

“Kërkesa për punonjësit është në të gjitha nivelet edhe ata me arsim të lartë edhe me arsim të ulët. Gabimet e kompanisë që sjell një shërbim të vendos në trysni. Unë jam shef dhe i punësuar për të mbajtur një ekuilibër mes vetes deri ku nuk teprohet dhe e menaxhoj shumë mirë këtë gjë dhe janë detyrime para të drejtave”, tha Peza.

Majlind Lazimi tha se ka të bëjë shumë sistemi edukativ, ku diploma është një copë letër dhe më shumë duhet dije.

Unë besoj që janë 3 elemente: kultura e punës është pasqyra jonë dhe ka një hendek të gjeneratave ku gjeneratat e reja kanë një koncept pune të ndryshme sesa të gjeneratës së vjetër. Ka të bëjë shumë sistemi edukativ. Diploma është një copë letër, por duhet dije”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA