Ky është Fatjan Koka. Ai figuron si debitor për një kredi që nuk e ka marrë kurrë. Në vitin që pretendohet se është marrë kredia ai ka qënë ushtar në Dibër. Ndërkohë që kredia është marrë në Tiranë. Pavarësisht se ai nuk e ka marrë këtë kredi, i janë sekuestruar rreth 14 paga si dhe ka nisur procese gjyqësore.
“Kam nje problem me kredine e marre ne vitin 2007 me zonjen kredimarrese nuk kam lidhje fare. Ne vitin 2007 kam qene ushtar kam librezen e ushtrise sepse zonja pretendon qe ka punuar me mua dhe i jam gjendur.
Ne vitin 2005 une kam pasur nje overdraft me te shtepise dhe nje kredi te vogel qe jane likujduar ne 2020. Ne kohen qe zonja pretendon qe ka punuar me mua une kam qene me vendbanim ne Diber kam dhe certifikatat. Zonja eshte nga Miredita dhe kredia eshte marre te Raiffeisen Bank te rruga Durresit. Ne vitin 2017erdhi permbarimi me solli nje zarf te puna ku punoja ne Zog te Zi ne nje karburant dhe me bllokuan llogarite.
Vajta te Drejtoria e Policise te Krimi Ekonomik bera raportim dhe kallzim ne Gjykate. E humba ceshtjen se firma sipas tyre eshte e ngjashme. Ata kane krahasuar vetem firmen tek faqja fundit jo 7 te tjerat. Permbarimi eshte FS vajta u interesova i thashe qe kam kthyer zarfin se nuk e njoh zonjen.
Kjo çështje ka nisur që në shtator të 2017 dhe më janë bllokuar 14 paga. Ajo pretendon që gjate kësaj kohe une kam qënë me qera në Kodër të Kuqe. Une kam 13 vite që jetoj në Don Bosko” u shpreh Fatjan Koka, denoncues.
Emisioni i plotë:
Top Channel