Në ProCredit Bank rezultojnë mbi 5258 urdhra vënie-heqje sekuestrosh nga ish përmbaruesit e Qendrs STAR. Konkretisht Kejda Seferi me 5175 akte. Roland Deda me 62, Albert Gega me 15, Alketa Tanushi me 3, Endrit Hasa me 2 dhe Suana Anamali me 1 akt, që i përkasin çështjeve përmbarimore.

Nga të gjitha këto të dhëna të dërguara nga ProCredit Bank vetëm 314 figurojnë si akte që gjenden në dosjet e braktisuara në Ministrinë e Drejtësisë. Për vitin 2017 janë 266 akte vënie-heqje sekuestro, por vetëm 14 akte figurojnë në inventar. Për vitin 2018 janë 1442 akte sekuestrosh por vetëm 174 rezultojnë në inventar. Ndërsa për vitin 2019 janë 3550 akte prej të cilave janë iventarizuar vetëm 126.

Pra, sipas krahasimit të fakteve rezulton se rreth 4944 çështje përmbarimore të adminitaruara nga ProCredit Bank nuk mjanë dorëzuar nga përmabruesit e shoqërive, ZiG, STAR,FS, FLASH. Përveç bankave janë marrë në shqyrtim edhe të dhënat nga gjykatat. Konkretisht në Gjykatën e Apelit Tiranë rezultojnë se janë 215 çështje ku është përfshirë shërbimi përmbarimor STAR me emër të ndryshuar FS, ZiG dhe FLASH. Prej tyre rezulton se 206 çështje janë të padorëzuara.

Në gjykatën e Apelit të Vlorës figurojnë 25 çështje në të cilat janë përfshirë shërbimi STAR, ZiG de FLASH. Të gjitha rezultojnë si çështje të padorëzuara. Në Gjykatën e Tiranës janë 47 çështje gjyqësore. Të gjitha këto materiale nuk janë dorëzuar nga ish-përmabruesit e STAR.

Edhe në gjykatat e tjera të rretheve figurojnë çështe që kanë këto shoqëri përbarimore. Mbajtja peng e këtyre dokumentave shkel të drejtën e qytetarëve. Ata mbeten peng të sekuestrove të ndryshme duke mos i lejuar që të vijojnë jetën dhe aktivitetin e tyre normalisht.

“Mbajtja nen sekuestro pertej afateve per mua eshte shperdorim detyre i paster nga ana permbaruesve. Por nga ana tjeter ketu shkelet ne menyre te hapur e drejta e pronsise” u shpreh Jordan Daci, avokat.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA