Të ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, ishin artisti i njohur Robert Aliaj dhe analisti Ilir Yzeiraj.
Duke folur për datën 8 dhjetor që njihet edhe si dita e Rinisë në Shqipëri artisti Robert Aliaj është shprehur se shqiptarët janë popull pa b**e dhe se do të jetë një popull zvarranik përjetësisht.
Ndërsa Ilir Yzeiri e ka kundërshtuar mendimin e tij. Ai tha se studentët edhe në vitin 1990 edhe në vitin 2018 na treguan se ne jemi një shoqëri e emancipuar.
“Elita që nuk është në gjendje të zbardhi një ngjarje që ka ndodhur dje. Ky është një problem, me këtë shtet. Me këtë popull që nuk prodhon dot njerëz që mund të thonë diçka të vërtetë. Është dramatike fare kjo gjë. Unë përjetova se u ndaluam. Të gjithë ne që s’kishim lidhje, të gjithë këta manipulusa që sot ne i kemi aty. Këta që e vranë 1991, vranë gjithçka. Janë këta që vranë të njëjtën lëvizje studentore para dy vitesh. Unë këtë gjë nuk e fal. Nuk e di se si mund të hakmerret ky popull. Kjo është fatale për këtë vend. Do jetë një popull zvarranik përjetësisht për sa kohë është i paqartë. Për sa kohë është në pritje të një qese me shpresë. Si kothere buke. Që pret më shumë t’ja zgjidhin hallin të tjerët. Ka shumë revoltë e ka gjithë populli shqiptarë. Sot në pushtet ata që ishin atëherë në pushtet. Ne kemi ata që trashëguan Ramiz Alinë. I kemi aty. e ke parë ça fytyre kanë. Që të gjithë. Po pra i zgjedhim ne se jemi ky popull që s’kemi b**e. Jemi një popull që presim vetëm t’na i zgjidhin të tjerët problemet. Mundësisht të na ushqejnë. Nuk ka etikë. Etika është përmbajtja” , tha Robert Aliaj.
“Studentët në asnjë vend të botës nuk u nisën për të përmbysur sistemin. Studentët ngrihen kundër ideve regresive. Janë të tjerë ata që përfitojnë. Studentët edhe në 1990 edhe në 2018 na treguar se ne jemi një shoqëri e emancipuar. Jemi një popull vital që revoltohet. Pastaj se si organizohemi është një diçka tjetër. Ky vend ka njerëz që dinë të revoltohen dhe të protestojnë. Protesta e studentëve e tronditi qeverinë”, tha Yzeiri.
Top Channel