Kreu i zyrës së shëndetit publik në SHBA, Dr. Jerome Adams tha se vala e koronavirusit të ri (COVID-19), e cila ka kaluar në rritje javët e fundit ka ndikuar negativisht në kapacitetin e shërbimeve shëndetësore në vend.
Në një deklaratë për ABC, Adams tha se “kjo valë është ndryshe nga vala e parë që përjetuam. Kjo ka të bëjë vërtet me kapacitetin e shërbimit shëndetësor dhe në vende të caktuara spitalet nuk janë në gjendje ta përballojnë atë”.
“Për këtë arsye përparësia në vaksinimin e COVID-19 do të përfshijë edhe personelin shëndetësor”, theksoi Adams duke shtuar se në këtë mënyrë shpresojnë të rrisin kapacitetin e kujdesit shëndetësor.
“Do të jemi të sigurt që fillimisht do të vaksinohen njerëzit që mund të vdesin nga ky virus”, tha Adams, i cili ka nënvizuar se 40 deri në 50 përqind e vdekjeve të lidhura me COVID-19 në vend shënohen në shtëpitë e kujdesit dhe në mesin e popullatës së moshuar.
Ai tha se do të jenë qeveritë e shteteve ata që do të marrin vendimet përfundimtare se cilët do të vaksinohen me prioritet dhe se deri në fund të vitit do të jenë të gatshme 20 milionë doza të vaksinës.
Top Channel