Pacienti i dytë në botë që merr kurën kundër Covid-19, vaksinohet William Shakespeare

08/12/2020 10:17

William Shakespeare është pacienti i dytë në botë që ka marrë vaksinën e koronavirusit. Nuk bëhet fjalër për shkrimtarin e famshëm, por për një 81-vjeçar nga Warwickshire i Britanisë.

Përveçse është i dyti që ka marrë vaksinën e virusit që prej muajsh po merr jetë, në media ka tërhequr vëmendjen emri i tij.

Kush është gruaja që u vaksinua e para?

Më herët, mëngjesin e sotëm britanikja Maggie Keenan, 90-vjeçe ishte pacientja e parë që u vaksinua.

William dhe Maggie janë mes qindrave grupeve të rriskuar dhe stafit që ndodhet në vijën e parë që do të marrin vaksinën. Ndërkohë Britania është vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin, ndërsa aprovoi vaksinën Pfizer/Biontech pak ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA