OBSH, goditje shokuese/ “Nuk e kuptojmë pandeminë në SHBA”

08/12/2020 12:48

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për reagimin emergjent e cilësoi si shokuese goditjen e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh se sa i avancuar është sistemi shëndetësor në këtë vend.

Në konferencën e rregullt të përjavshme, Mike Ryan u shpreh se gjatë javëve të fundit Shtetet e Bashkuara kanë përfaqësuar 1/3 e të gjithë personave të diagnostikuar me koronavirus në botë.

“Epidemia ka qenë dërrmuese në Shtetet e Bashkuara. Ka qenë shumë e përhapur. Ka qenë, nëse flasim pa dorashka, shokuese të shohësh 1deri në 2 persona në minutë që vdesin në Shtetet e Bashkuara, në një vend me një sistem të fortë, të mrekullueshëm shëndetësor dhe me kapacitete të mahnitshme teknologjike”, shprehet Mike Ryan i OBSH-së.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se agjencia qe ai drejton ende nuk ka komunikuar me presidentin e zgjedhur, Joe Biden apo me ekipin e tij. Disa muaj më parë, administrata e Presidentit Trump njoftoi se do të largohej nga OBSH, duke e akuzuar për korrupsion dhe për servilizëm ndaj Kinës. Biden, thotë VOA, ka shprehur synimin ta anulojë një vendim të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA