“Një kockë e vdekur bëhet e gjallë”/ Doktor Arjan Mullahi shpjegon operacionin e vështirë

08/12/2020 14:48

Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Doktor Arjan Mullahi shef i klinikës kirurgjike në spitalin “Shën Josef” në Linnich të Gjermanisë, i specializuar në kirurgji, traumatologji dhe ortopedi, i cili ka diskutuar rreth çështjes së operacioneve të kockave ku me kockat e të vdekurve shëron njerëzit.

“Salla e operacionit, ku të rrish 7 orë është kohë e gjatë dhe në Gjermani thuhet se puna të bën mjeshtër dhe kështu është edhe në rastin tonë se jemi të përqendruar në punë dhe nuk e ndjejmë kohën. Ka pasur një aksident automobilistik nga një vajzë 27-vjeçare ku kishte marrë një plagosje në kockën e gjurit e cila ishte shumë e vështirë mirëpo mundësitë janë shumë të kufizuara për këto ndërhyrje dhe në Gjermani janë operacione shumë të rralla për shkak të faktit se këto dëmtime kockore janë të vështira.

Për shkak të dëmtimit mungon një pjesë e kockës dhe për të bërë një lidhje anatomike dhe biologjike duhet të bashkohen indet për të mbajtur gjatësinë konsiston në marrjen e kockave që merren nga personi i vdekur. Ka disa probleme që është një procedure e rrallë dhe nuk ka përvojë me realizimin e kësaj procedurë dhe si të mbillet një kocke e vdekur që të bëhet e gjallë. Unë kam rreth 10 vite që kam përvoje në këtë gjë dhe janë me dhjetëra që kam operuar dhe kam fatin të kem fatin që kocka e vdekur të jete e ngjitur me kockën tjetër”, tha Dr. Mullahi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA