Greqia ka zgjatur masat e bllokimit për të frenuar më tej përhapjen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, në një konferencë për media njoftoi se shkollat, restorantet, baret, vendpushime e skive dhe gjykatat do të qëndrojnë të mbyllura deri atëherë.
Pavarësisht nga rënia e ndjeshme e rasteve ditore gjatë ditëve të kaluara, Petsas tha se presioni mbi sistemin shëndetësor kombëtar mbetet ende i madh. Masat për ndalim të udhëtimeve ende janë në fuqi, përfshirë edhe një shtetrrethim gjatë orëve të natës.
Petsas u shpreh se në ditët e ardhshme pritet njoftime të reja për dyqanet me pakicë, sallonet e parukerisë dhe kishat. Së fundmi, autoritetet greke njoftuan 1.251 infeksione të reja, duke e çuar në 116.721 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me COVID-19.
Nga rastet e reja të konfirmuara, 20 u regjistruan në pikat hyrëse të vendit. Në 24 orët e fundit, 89 persona vdiqën nga virusi, me numrin e përgjithshëm që tani qëndron 3.092 që nga shpërthimi i pandemisë në vend.
Top Channel