Koreja e Jugut: Ne nuk do të nxitojmë me vaksinimin për COVID-19 pa u siguruar për rreziqet

08/12/2020 10:47
Koreja e Jugut

Ditën e martë, Koreja e Jugut ka nënshkruar marrëveshjen për të siguruar vaksinat e COVID-19 për 44 milionë njerëz vitin e ardhshëm, por nuk do nxitohet me përdorimin e tyre për arsye të vëzhgimit të efekteve anësore të mundshme.

Sipas Reuters, vendi po lufton me rastet me COVID-19 që autoritetet shëndetësore të thonë se i kërcënojnë të mbingarkojnë sitemin mjekësor.

Vendet e tjera kanë filluar me proçesin e shqyrtimit, siç ka vazhduar edhe Britania e Madhe me vaksinimin.

Në një konferencë, Ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo ka bërë të ditur se Korea e Jugut ka porositur 20 milionë doza, nga AstraZeneca Plc, Pfizer Inc dhe Moderna Inc dhe 4 milionë doza të tjera nga Johnson & Johnson’s Janssen, të mjaftueshme për të mbuluar deri në 34 milionë njerëz.

“Për 10 milionë njerëz doza shtesë do të prokurohet përmes projektit global të vaksinave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i njohur si COVAX. Por pavarësisht rritjes aktuale të rasteve, suksesi relativ i Koresë së Jugut në “shtypjen e valëve të mëparshme” do të thoshte që qeveria nuk kishte nevojë të nxitonte për një vaksinë. Ne nuk e shohim të nevojshme të fillojmë me nxitim vaksinimin, pa u siguruar që rreziqet e vaksinave janë verifikuar”, tha Park.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA