Karantina dhe testimi masiv në Sllovaki zvogëloi me 60% përhapjen e COVID-it

08/12/2020 16:23

Testimi masiv për COVID-in në Sllovaki ka zvogëluar përhapjen  në 60% brenda një jave, në një kombinim me karantinë dhe masa të rrepta.

Sipas The Guardian, Sllovakia do të kryejë teste pa pagesë në gjithë vendin me rreth 5 milionë banorë në një periudhë të shkurtër kohore, ku të gjithë të punësuarit që kanë rezultuar pozitiv nuk duhet të shkojnë në vendin e tyre të punës.

Të gjithë ata persona që kanë rezultuar pozitivë duhet t’i nënshtrohen vetëizolimit së bashku me familjen, por çdo i punësuar do të marrë pagën e plotë për 10 ditë izolim.

Të gjithë të  tjerët që janë negativë në testin e COVID-19, munden të shkojnë në punë pa ndonjë problem, nuk munden të vizitojnë shtëpitë e pleqve dhe studentët nuk mund të kthehen në shtëpi për festat e fundvitit.

“Shembulli i Sllovakisë ka treguar se testimi masiv në kombinim me izolimin ka sjellë zvogëlim të dukshëm të numrit të infektuarve me COVID-19”, tha profesori britanik Stephen Flash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA