Iran, 323 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

08/12/2020 14:12

Irani ka regjistruar 323 vdekje gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirus, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të viktimave në 50.917.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 11.023 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.062.397.

Lari shtoi se 5.780 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 754.224.

Duke informuar se deri tani në vend janë kryer 6.477.718 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se 64 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq”, 278 qyteza si zona “portokalli” dhe 106 qyteza si zona të “verdha”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA