Ia vrau vajzën shqiptarja Eltiona Skana. Baba i viktimës: Ishte krim violent e monstruoz

08/12/2020 15:46

Eltiona Skana pritet sot të njihet me masën e dënimit për vrasjen e 7 vjeçares Emily Jones në mars 2020 në një park në qytetin Bolton në Veri të Anglisë.

Baba i viktimës, vajzës shtatë vjeçare  Mark Jones ishin të pranishëm, në gjykatë bashkë me familjen për të dëgjuar vendimin e gjykatësit për këtë vrasje e cila ka gjetur jehonë në mediat angleze.

Mark Jones në një letër drejtuar gjykatësit lexuar nga prokurori çështjes me plot dhimbje shkruan këto rreshta.

“Si mund ta përshkruash me fjalë se si mund të ndjehem nga një vdekje e pakuptimtë e të vetmes fëmijë? Emili ishte e rrahura e zemrës tonë, ishte vrapimi i hapave tonë dhe arsyeja që na zgjonte çdo mëngjes. Emili ishte e bukur, një vogëlushe plot shpirt, një burim energjie me plot personalitet. E ardhmja jonë na është hequr padrejtësisht. Si ne mund ta jetojmë jetën kur pjesa më e madhe e jona nuk është më. Ne nuk do ta shikojmë më Emily të rritet e u bërë një vajzë e re gjë të cilën e donim aq shumë dhe e prisnim. Ne kurrë nuk do ta shohim të bëhet nënë e mbaj në krahë fëmijën e saj siç ne e mbajtëm atë.

Humbja e Emily ka patur një impakt në jetët tona jo vetëm në familjen tonë që e donte aq shumë por në të gjithë komunitetin. Ne nuk e kuptojmë pse ndodhi kjo. Ne duam që ata që do lexojnë këtë të kuptojnë se kjo nuk duhet të ndodhte. Si është e mundur që një fëmijë i pafajshëm që luante në park të vritej në një mënyrë kaq violente dhe në mënyrë monstruoze?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA