Everest ‘rritet’ sërish, kjo është shifra e re zyrtare e majës më të lartë në botë

08/12/2020 13:52

Pas më shumë se një dekade mosmarrëveshjesh dhe polemikash, Kina dhe Nepali më në fund kanë rënë dakord mbi lartësinë e vërtetë te Everestit.

Maja më e lartë në botë, e cila ndodhet në kufirin e Nepalit me Tibetin në Himalaje, është  8848.86 metra e lartë, njoftuan zyrtarë të të dy vendeve, apo rreth një metër më shumë nga sa e regjistronte Nepali dhe katër metra mbi shifrën zyrtare të Kinës. Marrëveshja shënoi fundin e një debati të gjatë mbi dimensionet e sakta të malit, të njohur si Sagarmatha në Nepal dhe Qomolangma në Tibet.

Në rrjedhën e viteve, të dy vendet dhe qeveri të tjera nëpër botë – kanë ofruar vlerësime të ndryshme për lartësinë e malit. Projekti ishte kthyer një çështje të krenarisë kombëtare për Nepalin dhe në një iniciativë prestigjoze të qeverisë së tij. “Ndihem shumë krenar që ishim në gjendje ta përfundonim këtë gjë me sukses,” tha për CNN Susheel Dangol, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm në Departamentin e Studimeve ne Nepal.

Lartësia e re është llogaritur duke përdorur një kombinim të të dhënave gjeodezike të marra nga tre mekanizma: instrumenti i nivelimit, matësi i gravitetit dhe GPS. Ekipi vendosi një marrës sinjali në çdo stacion dhe mati sa kohë iu desh sinjaleve që të udhëtonin mes marrësit dhe satelitëve – dhe me pas, e kthyen ate matje në lartësi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA