Ministria e Shëndetësisë së vendit konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit, Turqia regjistroi 30.402 raste të reja pozitive me koronavirus duke përfshirë 6.093 raste simptomatike.
Sipas Anadolu Agency, totali i rasteve të reja simptomatike ka shkuar në numrin 539.291 të pacientëve.
Rreth 4.011 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 431.253, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 195, për të shkuar në 14.900.
Gjtaë 24 orëve të fundit janë kryer mbi 174 mijë teste të reja për COVID-19, duke e çuar shifrën m,bi 19.69 milionë.
Gjendja kritike e pacientëve qëndron aktualisht në numrin 5.805.
Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca ka shkruar në Twitter se beson tek ndikimi i masave dhe kufizimeve për qytetarët duke ju bërë thirrje që të qëndrojnë larg turmave.
“Shpresojmë të shohim ndikimin e masave dhe kufizimeve. Qëndroni larg turmave edhe pa kufizime”, shkroi Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter.
Top Channel