Turqia neutralizon 11 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

07/12/2020 11:26

Njëmbëdhjetë terroristë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar në veri të Irakut përmes një operacioni ajror të ushtrisë turke, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të ministrisë, terroristët janë neutralizuar në rajonet Zap dhe Haftanin në veri të Irakut, përmes një operacioni të mbështetur nga avionët e forcave turke.

“Do të vazhdojnë operacionet tona derisa neutralizohet edhe terroristi i fundit”, thuhet nga ministria.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre që nënkupton se terroristët janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e lisutar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA