Tregu i armëve, raporti/ Dominon Amerika dhe Kina

07/12/2020 10:57

Kompanitë amerikane dhe kineze dominuan tregun global të armëve në vitin 2019.

Raporti i publikuar nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkim të Paqes, me seli në Stokholm tregon se këto firma regjistrojnë mbi 75 përqind të shitjeve vitin e kaluar. Nga 25 kompanitë më të mëdha të armëve në botë, 12 kanë qenë amerikane dhe përbënin 61 përqind të shitjes së armëve e shërbimeve ushtarake, ndërsa shitjet e kompanive kineze kanë qenë 15.7 përqind, thuhet në raport. Lista vazhdon të udhëhiqet nga kompania amerikane e hapësirës ajrore Lockheed Martin.

Shtetet e Bashkuara e kanë dominuar tregun ndërkombëtar të armëve për dekada të tëra, por shitjet e kompanive kineze janë rritur me gati 5 përqind në vitin 2019, thuhet në raport. Verifikimet e SIPRI po ashtu treguan se, për herë të parë, një kompani nga Lindja e Mesme ka hyrë në mesin E 25 kompanive më të mëdha të armëve në botë. Bëhet fjalë për EDGE nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila është formuar nga konsolidimi i rreth 25 subjekteve të mbrojtjes në vitin 2019.

I krijuar nga Parlamenti i Suedisë më 1966, Instituti Ndërkombëtar për Kërkim të Paqes gjurmon shpenzimet ushtarake dhe transferimet e armëve neper bote.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA