Britania e Madhe do të nisë vaksinimin dhe do të pajisë të gjithë ata që do të vaksinohen me një dokument që do të konfirmojë marrjen e dozës anti covid.
Madje janë publikuar tashmë edhe imazhet e dokumentit që ka përmasat e një karte krediti dhe që do të përmbajë specifikat e ilaçit e do të kujtojë bartësit edhe për marrjen e dozës së dytë të vaksinës. Zyrtarët në Britani, planifikojnë të fillojnë dhënien e dozave të para të vaksinës së Pfizer Biontech, që nga e marta, më pak se një javë pasi Britania e madhe u bë vendi i parë perëndimor që miratoi një vaksinë.
Në valën e parë të vaksinimit, rreth 50 spitale në Angli do të fillojë të ofrojë vaksinën për të moshuarit mbi 80 vjeç, punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe stafit të shtëpive të kujdesit. Pas kësaj, do të vijojë puna në qendrat lokale të vaksinimit për të vaksinuar pacientët vulnerabël. Vaksina e Pfizer Biontech, merret në dy doza në distancë kohore prej tre javësh. Britania e madhe ka porositur 40 milionë doza të Pfizer Biontech, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz ose një të tretën e popullatës.
Top Channel