Një studim i fundit i brendshëm i FDNY zbuloi se më shumë se gjysma e zjarrfikësve të departamentit nuk do të marrin vaksinën COVID-19 kur të bëhet e disponueshme.
Sipas presidentit të sindikatës për New York Post, Andy Ansbro, tha se në tre ditët e fundit, Shoqata e Zjarrfikësve anketoi 2.053 anëtarë dhe rreth 55 përqind e tyre thanë se nuk do të vaksinoheshin për virusin. Të anketuarit përbëjnë rreth një të katërtën e 8,200 anëtarëve aktivë të unionit. Muajin e kaluar, FDNY deklaroi se departamenti nuk do të mandatonte zjarrfikësit dhe punonjësit e EMS do marrin vaksinën COVID.
Sipas një burimi të departamentit, tha se që nga dita e Premte, FDNY kishte më shumë se 130 raste pozitive, me të paktën gjashtë shtëpi zjarri që kishin tre ose më shumë raste.
Nëse zbulimet e sondazhit bëhen realitet, pasi shteti i Nju Jorkut parashikon 170 mijë doza të vaksinës Pfizer në pritje të miratimit emergjent të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) mijëra reagues të parë do të mbesin të prekshëm ndaj virusit dhe do të vazhdojnë të jenë përhapës të mundshëm.
Disa muaj më parë, New York ishte një ndër epiqendrat më të mëdha për rritjen e virusit, por rastet u zbutën gjatë verës. Sidoqoftë, javët e fundit zona ka parë një valë të dytë të infeksioneve. Sipas “Times”, shteti raportoi një mesatare prej 8,815 rastesh të reja çdo ditë, një rritje prej 80 përqind krahasuar me javë më parë.
Top Channel