Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Turqi bëri të ditur se situata me COVID-19 në Turqi nuk është aq e keqe sa në vendet e tjera evropiane ose në SHBA për shkak të masave në lidhje me maskat dhe distancimin fizik.
Një intervistë e realizuar të premten nga servisi turk i lajmeve të “Deutsche Ëelle”-s me Zyrën e OBSH-së në Turqi rreth situatës së fundit të COVID-19 në vend dhe në botë u keqinterpretua “për fat të keq” nga disa media, bëri të ditur OBSH-ja Turqi të dielën në Tëitter.
Sipas Anadolu Agency, në intervistë thuhet se: “Situata në mbarë botën është alarmante pasi rastet po rriten dhe me dimrin kur shkojmë në ambiente të mbyllura, rastet ka të ngjarë të rriten”.
OBSH-ja po kërkon nga të gjitha vendet anëtare të raportojnë të gjitha rastet pozitive, qofshin ato simptomatike apo asimptomatike.
“Në rastin e Turqisë, të paktën ne po marrim ‘rastet asimptomatike’ dhe duke siguruar izolimin dhe karantinën, kështu që po zgjedhim një pjesë të asimptomatikëve për të frenuar këtë përhapje të heshtur në Turqi”, thuhet më tej.
Duke folur mbi transparencën e Turqisë mbi numrin e rasteve, thuhet se: “Turqia menaxhoi mirë që nga fillimi. Ne nuk jemi aq keq sa në vendet e tjera tani. Por, të gjithë duhet të qëndrojmë të përkushtuar ndaj të gjitha masave lehtësuese”.
Turqia, Ministria e saj e Shëndetësisë dhe OBSH-ja kanë marrëdhënie shumë të fortë. Drejtori rajonal i OBSH-së ka vizituar Turqinë dy herë në gjashtë muajt e fundit, gjë që tregon për marrëdhënie shumë të forta bilaterale midis dy njësive, tha Zyra e OBSH-së.
Duke komentuar mbi besueshmërinë e vaksinës kineze që Turqia urdhëroi thuhet se “OBSH-ja nuk vlerëson ose jo ndonjë vaksinë, diagnostikim ose trajtim në vetvete. Ne ndajmë prova dhe udhëzime”.
Miratimi ose mosmiratimi i vaksinave është në diskrecionin e organizatave në vendet e lidhura, veçanërisht në raste urgjente.
Zyra tha se prodhuesit e vaksinave COVAX ndajnë të dhëna me OBSH-në dhe të tjerët, duke shtuar se ata kanë të dhënat e fazës së dytë për vaksinën kineze por nuk kanë marrë ende të dhëna të fazës së tretë.
Top Channel