20 vite më parë, Wen Junhong, shpëtoi një qen të braktisur nga rrugët në qytetin e saj në kinën jugperëndimore. Ajo tani, ndan shtëpinë e saj me më shumë se 1300 qen dhe numri vazhdon të rritet.
Pasi mori në shtëpi atë qen të parë, një pekinez që e quajti Uen-jing, i sjellshëm dhe i qetë në gjuhën kineze, ajo zbuloi se thjeshtë nuk mund të ndalej. Ajo thotë se gjithnjë ka qenë e shqetësuar për fatin që i pret qentë e braktisur në rrugët e kinës, që nga aksidentët e deri tek therja për të përfunduar në tregjet e mishit të qenit.
Pasja në pronësi e një qeni, më herët, konsiderohej borgjezi dhe ishte e ndaluar nën lidershipin e themeluesit të partisë komuniste kineze Mao Ce Dun. Por, këndvështrimi mbi kafshët shtëpiake ka ndryshuar shumë që atëherë, dhe pronësia e tyre ka pësuar një bum. Por vendi, vazhdon të mos ketë një ligj për kafshët dhe ka me dhjetëra milionë qen dhe mace nëpër rrugë. Ata sterilizohen rrallë dhe qendrat e kujdesit për ta, mungojnë.
Përveç qenve të braktisur që i lihen asaj në oborr, Uen thotë se merr çdo ditë telefonata për të ndihmuar qenë të tjerë. Por, nuk janë vetëm qentë që i bëjnë asaj shoqëri. Uen jeton edhe me 100 mace, katër kuaj dhe një numër lepujsh e zogjsh.
Top Channel