Një fabrikë fishekzjarrësh ka marrë flakë në Rusi, duke shkaktuar një shpërthim masiv.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi në qytetin port të Rostov-on-Don, në Rusinë jugore, në orët e para të mëngjesit të 6 dhjetorit.
Pamjet nga shpërthimi tregojnë skena shumëngjyrëshe në pavijonin e tregtisë ndërsa fishekzjarret shpërthenin në mënyrë të pakontrolluar në të gjitha drejtimet.
Videoja tregon një shpërthim kaotik të shkëndijave rozë, jeshile, të kuqe dhe të arta që zgjasnin për disa minuta.
Siç bëhet e ditur, rreth 400 zjarrfikës u nevojitën për të trajtuar flakët, nga tre ekipet e zjarrfikësve.
Sipas raporteve lokale, zjarri raportohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në mëngjes.
Ai më pas u përhap në pavijonin dykatësh i cili ruante fishekzjarret dhe thuhet se ishte i pajisur plotësisht në përgatitje për festimet e Vitit të Ri.
Për fat të mirë nuk pati viktima, por sipas të dhënave, dëmtime të mëdha u shkaktuan në ndërtesat, nga flakët që ishin përhapur në 4,000 metra katrorë.
Top Channel