Kur qeveria e re e kryeministrit Zdravko Krivokapiç mori dritën jeshile të parlamentit malazez, ekspertë si Boris Mariç thanë se me përjashtimin e Dritan Abazovicit që është politikan, pjesa tjetër e ministrave janë ekspertë.
“Këta njerëz kanë të shkuar të pastër, dhe qeveria e tyre do të përpiqet të punojë me profesionalitet të lartë”, ta Maric për DW.
Dhe duket, ditën e parë të punës, ekzekutivi i ri në Podgoricë e ka nisur me një gjest populist. Kryeministri i vendit, Zdravko Krivokapiç nuk ka shkuar në pune me automjetin zyrtar, por me taksi. Skena të tilla rrallëherë janë parë në kryeqytetin malazez, thotë media vendase. Ato theksojnë se në vend të një makine të shtrenjtë luksoze, kryeministri i ri zgjodhi ta niste punën në një mënyrë të ulët, duke shfaqur modestinë e tij. Ai madje ka premtuar, gjithmonë sipas një pjese të shtypit malazes, ta shesë makinën zyrtare “Maybach” për më shumë se gjysmë milion euro, dhe ato para, t’i kthejë në buxhet.
I njëjti artikull thekson se një qasje e tillë është përshëndetur, ndërsa ka sjellë ndërmend rastin e disa liderëve në vendet skandinave që shkojnë në punë me biçikletë.
Top Channel