Raporti i BE-së: Bota përjetoi nëntorin e saj më të nxehtë të regjistruar në Evropë

07/12/2020 12:09
Raport alarmues nga Shërbimi i Ndryshimit të Klimës

Sipas një raporti alarmues nga Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Copernicus të Bashkimit Evropian raportohet se bota sapo përjetoi nëntorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

Në rajonet e gjera në të gjithë Evropën Veriore, Siberinë dhe Oqeanin Arktik, temperaturat ishin shumë të larta, ku arriti që akulli në dete të ishte në nivelin e dytë më të ulët, të parë ndonjëherë në nëntor.

Gjithashtu temperatura mbi mesataren kishin edhe Shtetet e Bashkuara, Amerika e Jugut, Afrika e Jugut, Pllaja Tibetiane, Antarktida lindore dhe pjesa më e madhe e Australisë.

Muaji nëntor në mbarë globin ishte pothuajse 0.8 gradë Celsius (33.4 Fahrenheit) mbi mesataren për 1981-2010, dhe 0.1C (32.2F) më i lartë se vitin e kaluar, dhe kjo nxehtësi e pazakontë vjen nga efekti ftohës i La Niña.

“Këto të dhëna janë në përputhje me trendin e ngrohjes afatgjatë të klimës globale,” tha Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimit të Klimës Copernicus në ECMWF.

Drejtori i Shërbimit të Ndryshimit të Klimës tha se nëntori ishte “një muaj jashtëzakonisht i ngrohtë” globalisht dhe temperaturat në Arktik dhe Siberinë Veriore mbetën vazhdimisht të larta, ndërsa akulli në dete ishte afër shtrirjes më të ulët.

“Kjo prirje është shqetësuese dhe thekson rëndësinë e monitorimit gjithëpërfshirës të Arktikut, pasi ajo po ngroh më shpejt se pjesa tjetër e botës”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA