Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, Social-Demokratët e opozitës në Rumani shënuan fitore kundrejt Partisë qeverisëse Liberale Kombëtare.
Social-Demokratët fituan 29.8 përqind në Dhomën e Deputetëve dhe 30.2 përqind në Senat. Ndërsa partia Liberale Kombëtare fitoi 25.1 përqind në Dhomën e Deputetëve dhe 25.5 përqind në Senat.
Sipas REL, Social-Demokratët kanë pak shanse të marrin udhëheqjen e qeverisë, pasi partia e kryeministrit Ludovic Orban ka më shumë aleatë të mundshëm.
Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rekord e ulët me shifrën prej 33 përqind. Rumania është një nga vendet më të varfra në Bashkimin Evropian, ku qytetarët e saj janë zhvendosur nga vendi i tyre në vitet e fundit për një jetesë më të mirë.
Top Channel