Mungesë pajisjesh, ndalohet puna për testet e COVID në Gaza

07/12/2020 09:41

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se laboratori ku bëhen testet për koronavirusin e ri (COVID-19) ndaloi së punuari.

Arsyeja është mungesa e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për të kryer testimet. Ministria deklaroi se ky ishte laboratori i vetëm në Gaza që kryente teste për COVID-19.

Nga ministria u bënë thirrje autoriteteve kompetente për t’iu përgjigjur nevojave të sektorit shëndetësor dhe për të siguruar pajisje testimi.

Që nga fillimi i pandemisë, në Gaza u regjistruan 25.121 raste me koronavirus, ndërsa 139 njerëz kanë humbur jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA