Drejtori i ri i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, gjatë vizitës së parë zyrtare në Kosovë vizitoi Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksionon në kuadër të sistemit shëndetësor të Republikës së Serbisë.

Në kuadër të kësaj qendre, së fundi është hapur edhe laboratori për testimet për koronavirus, me metodën e njohur si PCR.

“Falë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministres Ana Bërnabic, e cila është angazhuar në mënyrë të veçantë dhe Zyrës për Kosovën, kemi qenë në gjendje ta ndërtojmë këtë laborator shumë të rëndësishëm, i cili është ndër më të mirët këtu, me pajisjet më moderne”, tha Petkovic.

Drejtori i Qendrës Klinike në Mitrovicën e Veriut, Zllatan Ellek u shpreh se situata epidemiologjike është e ndërlikuar dhe shqetësuese, ndërsa theksoi se laboratori për testet PCR është i rëndësishëm.

“Ne nuk duhet të dërgojmë më kampionë në Serbinë qendrore dhe të presim për verifikimin e tyre për së të paktën 24 orë”, tha Ellek.

Ai shtoi se të gjithë të testuarit tani i marrin rezultatet brenda ditës  dhe kjo e zvogëlon përhapjen e infeksionit me koronavirus. Ellek konfirmoi se rreth 100 punëtorë të Qendrës Klinike në Mitrovicën e Veriut janë infektuar me koronavirus, përfshirë personel mjekësor dhe punëtorë jo mjekësorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA