Me kohën që nuk premton, ligjvënësit amerikanë finalizuan të dielën projektligjin për lehtësimin e situatës së COVID-19, i cili siguron afërsisht $300 në përfitime shtesë federale të papunësisë, por jo një raund tjetër prej $ 1,200 dollarësh pagesa direkte për shumicën e amerikanëve, siç ndodhi muaj më parë.
Kjo çështje i është lënë për ta zgjidhur njeriut që do të vendet në krye të Shtëpisë së Bardhë në janar, Joe Biden ,i cili do të gjendet përballë një Kongresi të ri vitin e ardhshëm. Paketa 908 miliardë dollarëshe ndihmës do t’i bashkëngjitet një projekt-ligji më të madh të shpenzimeve të fundvitit, i nevojshëm për të shmangur një mbyllje të qeverisë fundjavën që vjen. Pagesat kesh ishin mjaft popullore kur u shpërndanë herën e parë pas goditjes nga pandemia dhe Biden tha të premten se shpresonte në një përsëritje te tyre.
Paketa prej 2 trilionë dollarësh, e miratuar me marrëveshje dypalëshe në muajin mars, ishte një nga paketat më të mëdha të ndihmës në historinë e vendit. Falë saj u siguruan edhe 600 dollarë përfitime javore shtesë për amerikanët e papunë. Përfitimet javore skaduan më 31 korrik.
Top Channel