24/11 18:00
Greqia do të vazhdojë mbylljen e përgjithshme edhe në ditët e ardhshme.
Sipas zëdhënësit të qeverisë, deri në datën 7 janar do të jenë të mbyllura shkollat, restorantet, teatrot dhe kinematë, gjykatat, veprimtaritë sportive përveç atyre që janë miratuar sipas rregullave, qendrat turistike dimërore. Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga një prefekturë në tjetrën. Sa u përket liturgjive fetare në kisha, hapjes së floktoreve apo të dyqaneve të biznesit të vogël do të analizohen të dhënat epidemiologjike në ditët e ardhshme.
Gjithashtu kush vjen nga jashtë Greqisë do të duhet të hyjë në karantinë 10 ditë ndërsa do të kryeje domosdoshmërisht rapid test.
Top Channel