Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) duhet të vazhdojë dialogun me Turqinë mes tensioneve në Mesdheun Lindor.
Duke folur para gazetarëve në Bruksel, pas një takimi kyç të kryediplomatëve të vendeve të BE-së, Maas njoftoi se ata diskutuan marrëdhëniet me Turqinë dhe tensionet e fundit në rajon.
“Thellësisht mendojmë se BE-ja duhet të vazhdojë të ndjekë dialogun me Turqinë”, tha Maas, duke shtuar se kryesuesi i BE-së, Gjermania, në dy muajt e fundit bëri përpjekje të konsiderueshme për të de-përshkallëzuar tensionet.
Para takimeve të kësaj jave, Greqia dhe administrata Greke Qipriote kanë rritur presionin e tyre mbi anëtarët e tjerë të BE-së dhe kanë bërë thirrje për një embargo të armëve, së bashku me saksione të rrepta ndaj Turqisë.
Maas kritikoi ashpër Ankaranë për dërgimin e anijeve të shpimit gjatë dy muajve të fundit në Mesdheun Lindor për të kërkuar burime energjike, pavarësisht kundërshtimeve të BE-së dhe përpjekjeve të Berlinit për një zgjidhje diplomatike.
Por kryediplomati gjerman nuk komentoi mbi thirrjet nga Greqia dhe administrata Greke Qipriote për sanksione më të ashpra ndaj Turqisë.
Maas tha se udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë reagimin e Evropës ndaj veprimeve të Turqisë gjatë samitit të tyre të enjten dhe të premten në Bruksel, duke shtuar se Berlini po përpiqet të arrijë një vendim që do të marrë mbështetje unanim nga të gjitha vendet anëtare.
Deri më sot, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe shumica e udhëheqësve evropianë kanë qëndruar spekptik ndaj sanksioneve dhe në vend të kësaj kanë bërë thirrje për dialog për të zgjidhur problemet me Ankaranë.
Turqia, e cila ka vijën bregdetare më të gjatë kontinenatale në Mesdheun Lindor, ka refuzuar pretendimet detare të Greqisë dhe administratës Greke Qipriote, duke theksuar se ato shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Qipros Turke.
Ankaraja në muajt e fundit ka dërguar disa anije të shpimit për të kërkuar burime të energjisë në Mesdheun Lindor, duke pohuar të drejtat e saj në rajon, si dhe të Qipros Turke.
Udhëheqësit turq në vazhdimësi kanë theksuar se Ankaraja është në favor të zgjidhjes së të gjitha problemeve të pazgjidhura në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave./AA/
Top Channel