
Gjesti i përulësisë se ish-kancelarit të Republikës Federale Gjermane në Varshavë ishte kaq domethënës sa u kthye në simbol në mbarë botën.
Si një simbol i pajtimit midis Polonisë dhe Gjermanisë, fotografia mori një mirënjohje të madhe ndërkombëtare. Sidomos pasi gjunjëzimi, siç theksoi më vonë Willy Brandt, ishte spontan dhe i paplanifikuar.
“Gjesti u vlerësua shumë nga shumëkush”, thotë Thomas Birkner, shkencëtar i komunikimit dhe historian në Universitetin e Münsterit, “sepse ai e tregoi atë në një vend simbolik”.
Me këtë gjest, siç thotë Birkner në një intervistë për Deutsche Welle-n, imazhi i gjermanëve jashtë vendit, ndryshoi. Në fakt, me një veprim të tillë, ai bëri një politikë globale.
Në 7 dhjetor 1970, Willy Brandt shkoi tek memoriali në kryeqytetin polak për të përkujtuar kryengritjen e hebrejve në geto, në vitin 1943. Kjo ishte vizita e parë nga një kryetar i qeverisë gjermane në Poloni, pas Luftës së Dytë Botërore. Brandt vendosi një kurorë lulesh, u tërhoq disa hapa prapa dhe papritmas ra në gjunjë. Fotografët shkrepën fotografitë, që hynë në histori. Me këtë gjest, Brandt kërkoi në emër të vendit të tij falje për krimet e kryera nga gjermanët gjatë luftës.
Një vit më vonë, Willy Brandt mori Çmimin Nobel për Paqe. Kristina Meyer, asistente kërkimore në Fondacionin Willy Brandt, beson se gjesti i Brandtit përmirësoi imazhin e gjermanëve, pasi në thelb u shpreh edhe ne emër të bashkëkombësve të vet, e nga kjo simbolikë ky imazh u përforcua ndërkombëtarisht
Top Channel