Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se qeveria turke është e vendosur ta bëjë vendin një qendër për investitorët vendas dhe ndërkombëtarë duke ofruar rrezik të ulët, besim të lartë dhe fitime të kënaqshme, raporton Anadolu Agency (AA).
:Në periudhën e ardhshme, ne do të përmirësojmë më tej mjedisin e investimeve me reforma shtesë në këtë fushë”, tha presidenti Erdoğan në samitin e Asociacionit Ndërkombëtar të Investitorëve (YASED), i cili u mbajt nëpërmjet video-konferencës.
Ai tha se qeveria ka filluar reforma të reja në ligj, demokraci dhe ekonomi në këtë drejtim, pa përjashtuar askënd.
Duke theksuar rritjen e theksuar ekonomike të arritur në tremujorin e tretë, presidenti Erdoğan tha se kjo është një dëshmi e periudhës së suksesshme të rimëkëmbjes së vendit nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).
Presidenti shtoi se ekonomia turke po rritet me sukses, ndryshe nga vendet e tjera që po përjetojnë recesion.
Sipas Erdoğan-it, investimet e drejtpërdrejta në shumën prej 220 miliardë dollarësh të bëra në Turqi që nga viti 2002 përfaqësojnë besimin e sipërmarrësve ndërkombëtarë.
“Investitorëve në të gjithë botën u them: Ejani dhe shikoni mikpritjen turke”, tha ai, duke shtuar se Turqia ofron përparësi të konsiderueshme, veçanërisht për investitorët ndërkombëtarë që kërkojnë një alternativë ndaj rrjetit prodhues të bazuar në Azi.
Top Channel