Erdoğan: Jemi për vendosjen e paqes, bashkëpunimit dhe drejtësisë në Mesdheun Lindor

07/12/2020 09:59
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan thotë se është për vendosje të paqes, bashkëpunimit dhe drejtësisë në Mesdheun Lindor.

“Vendi ynë kurrë nuk favorizon tensione në çështjen e Mesdheut Lindor, është për vendosjen e paqes, bashkëpunimit dhe drejtësisë. Problemet në Mesdhe mund t’i zgjidhim duke bashkuar të gjithë aktorët në rajon rreth një tryeze të njëjtë, jo duke përjashtuar njëri-tjetrin.Ende qëndron në tryezë sugjerimi ynë mbi organizimin e një konference ku do të marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit që kanë brigje në Mesdheun Lindor, përfshirë këtu edhe turqit qipriotë”, tha ai sipas medias turke Anadolu Agency.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA