Britania ka porositur 40 milionë doza, ku secili person duhet të marrë nga dy doza të vaksinës, që mendohet se është e mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz në të gjithë vendin.
Sipas mediave të huaja, brenda javës së parë pritet të jenë në dispozicion rreth 800 mijë doza të vaksinës, 10 milionë të tjera do të jenë të disponueshme menjëherë pas kësaj dhe 50 spitale po përgatiten për fillimin e procesit të vaksinimit.
Kur të gjitha këto të ndodhin në mënyrë zyrtare përmes institucioneve shëndetësore, “në aksion” janë vendosur edhe shitësit në “tregun e zi”.
Sipas portalit Vice.com, shitësit në “tregun e zi” pretendojnë se vaksinat e tyre me vlerë prej 1300 dollarë t’i dorëzojnë në çdo vend duke këmbëngulur se ata tashmë kishin shitur diçka të tillë te disa klientë të profilit të lartë.
Ky nuk është zbulimi i parë i ekspertëve të sigurisë kibernetike të mashtrimit në internet, rreth COVID-19.
Në fillim të vitit, shitësit vendosën në shitje gjak të pacientëve të shëruar nga COVID-19, pajisje shtëpiake për testimin e COVID-19 dhe shpikje të tjera të imunitetit.
Top Channel