Boris Johnson paralajmëron: S’do nënshkruaj marrëveshje me BE-në, nëse frenohet pavarësia e Britanisë

07/12/2020 09:11
Boris Johnson

Natën e shkuar, Boris Johnson ka sinjalizuar se është gati të heqë dorë nga bisedimet Brexit, nëse BE nuk heq kërkesat “qesharake”.

Boris ka lajmëruar të dërguarin e tij, Lord Frost se nuk do nënshkruajë asnjë marrëveshje që lidh Britaninë me ligjet e ardhshme të Brukselit.

Sipas dosjes së shënuar si “sekret zyrtar” zbulohet se po hartohet një listë për “rastin më të keq” që mund të prekë Mbretërinë e Bashkuar në rast të “daljes nga Brexit pa marrëveshje”.

Në të përfshihet një mungesë e furnizimit me ilaçe dhe karburant, rritje e rrezikut të terrorizmit dhe mosmarrëveshje për tarifat kufitare.

Sipas memorandumit, disa ministra të Kabinetit mbetën nervozë për ndikimin e Mosmarrëveshjes në Britani, ndërsa kjo lufton me shkatërrimet ekonomike të shkaktuara gjatë pandemisë. Gjithashtu, një burim tregon për Daily Mail se “mundësia e kaosit në kufi është nënvlerësuar në mënyrë të konsiderueshme nëse bisedimet prishen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA