Afrikë/ 306 viktima e mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

07/12/2020 09:50
Qytetarë në Afrikë

Mbi 2 milionë e 276 mijë ka shkuar numri I të prekurve me COVID-19 në Afrikë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”,13.422 raste të reja janë në 24 orët e fundit,ndërsa numri i viktimave është 306 duke e çuar numrin në total në 53.961.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 22.206, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.771 dhe në Marok 6.245 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 814.565 raste e cila pasohet nga Maroku me 379.657 dhe Egjipti me 118.432 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.936.646 persona të infektuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA