Pamje nga Prishtina

Atila Yaldirim është shtetasi turk që vrau bashkëkombësin e tij rreth orës 12:00 ne rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë. Policia ka publikuar foton e tij dhe kërkon bashkëpunim që të bëhet e mundur arrestimi.

Pas vrasjes, policia ka kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit por ai nuk ishte aty. Dyshohet se viktima de autori kanë qenë brenda së njëjtës makinë. Më pas autori e ka lënë armën në një kosh plehrash aty pranë.

“Pak më tutje nga vendi i ngjarjes rreth 100- 150 metra nga aty, në një kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga i dyshuari. Rreth orës 12:00, për rastin e ndodhur në rrugën “Beshkim Fehmiu”, dhe nga kçyrja e vendit të ngjarjes , është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimin se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialistë për hetimin e rasteve të vrasjeve, si dhe njësiti i specializuar për ekzaminim në vend të ngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjell deri te ky rast tragjik. Deri më tani Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetas i huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendodhjen e të dyshuarit me qëllim kapjen e tij”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Drejtoria Rajonale e Policisë

Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallur në kërkim personin e dyshuar; ATILA YALDIRIM (1967), shtetas i Turqisë. Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në veçanti për këtë rast, po ju  përcjellim  fotografinë e personit të dyshuar dhe  kërkojmë nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar  ta njoftojnë policinë në numrin 192.

Autori Atila Yaldirim

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA