Smartworking nga Hawai, vendi ofron fluturimin falas

06/12/2020 17:13
Foto ilustruese

A do të mund të imagjinonit një mënyrë më të mirë për ti shpëtuar pandemisë se sa ta bënit këtë nga një plazh në Hauai?

Për këdo që e gjen idenë fantastike, Hauai në fakt po ofron udhëtim falas drejt arqipelagut, për punonjësit jo hauajanë që mund të punojnë në distancë, e që duan të jetojnë dhe punojnë atje, por duke dhënë një kontribut modest për ekonominë e vendit. Quhet ‘Movers and shakas’, dhe është një projekt i destinuar për amerikanët dhe ish rezidentët mbi 18 vjeçarë dhe që gjatë pandemisë së koronavirusit punojnë në distancë.

Kandidatëve të përzgjedhur do ti kërkohet të vendosen për një muaj në arqipelag dhe të jetojnë si anëtarë të komunitetit duke kryer edhe aktivitete vullnetare. “Është një hap i vogël drejt ringritjes dhe diversifikimit të ekonomisë lokale”, shpjegojnë ideatorët. Ata që do të pranohen në program, do të duhet ti dedikojnë disa orë në javë një organizate jo fitimprurëse në vend, ku mund të vënë në dispozicion njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Hauai, nuk po kërkon në këtë mënyrë turistë që thjeshtë të sjellin para dhe të ndjekin dallgët në një dërrasë sërfi, por punonjës në distancë që duan të japin një kontribut konkret për vendin. Të përzgjedhurit do të marrin një biletë falas, vajtje ardhje për në Oahu, duhet të shkojnë atje brenda një muaji dhe të qëndrojnë të paktën 30 ditë në ishull.

Hauai aktualisht ka shkallën më të ulët të infektimit nga koronavirusi në SHBA. Kjo e bën atë një nga vendet më të sigurta për të jetuar dhe punuar.  Sipas të dhënave, Haui ka regjistruar deri më tani 18 mijë raste koronavirusi dhe mbi 200 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA