SHBA regjistroi 1 milion raste me koronavirus, në pesë ditët e para të dhjetorit

06/12/2020 09:17

Më shumë se një milion raste të reja me COVID-19 u raportuan në SHBA brenda pesë ditëve të para të dhjetorit, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Sipas CNN, vetëm të shtunën, vendi raportoi 213 mijë raste të reja dhe 2,254 viktima si pasojë e COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA thuhet të jetë rritur në 14,5 milionë, derisa tanimë janë regjistruar gjithsej 281 mijë të vdekur.

Kjo është dita e katërt me radhë që vendi regjistroi më shumë se 200 mijë raste ditore nga coronavirusi. Më shumë se 1 milion të prekur u raportuan në pesë ditët e para të dhjetorit, derisa raportohet për një numër rekord të njerëzve që po pranohen në spitale. /

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA