Protesta të dhunshme në Francë/ Demonstruesit dogjën makina, thyen vetrata dhe sulmuan policinë

06/12/2020 01:04

Disa mijëra njerëz protestuan dhunshëm të shtunën në Paris dhe qytete te tjera franceze kundër masës së kontestuar të “Ligjit të Sigurisë”. Ata dogjën makina, thyen vetrata dhe u përleshën me policinë, pas kundër-përgjigjes së kësaj të fundit me gazlotsjellës.

Demonstruesit shprehen përçmimin e tyre ndaj dhunës së policisë dhe planeve të presidentit Emmanuel Macron për forcimin e dorës së autoriteteve. Teksa protestuesit brohorisnin “të gjithë e urrejnë policinë” dhe “anti-kapitalistë,” ata thyen vetratat e disa ndërtesave dhe dogjën disa makina.

Demonstruesit hidhnin vazhdimisht fishekzjarre dhe objekte të ndryshme ndaj policëve. Shtëllunga të mëdha tymi e gazi lotsjellës pati në rrugët e Parisit. Policia tha se mes protestuesve ishin rreth 500 anarkistë që kërkonin kaos.

Ministri i brendshëm Gerard Darmanin deklaroi se dhjetra vetë ishin arrestuar në Paris dhe rreth 100 në të gjithë Francën, në protestat paralele në qytete të mëdha si Marsejë e Lion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA