Prishtina

Ndonëse kishte dilema nëse kryeqyteti do të stolisej këtë vit për shkak të gjendjes me pandemi, tashmë kanë përfunduar përgatitjet për stolisjen e shesheve për festat e fund-vitit.

Një numër i madh i qytetarëve u panë në orët e mbrëmjes përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, para se të fillojë ora policore e vendosur si pjesë e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

E vetë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në një postim në Facebook ka shkruar se ky vit ishte një sfidë për të gjithë ne, por që si i tillë na bashkoi edhe më shumë dhe na bëri më solidarë, duke na mësuar të shikojmë nga njëri tjetri me zemër.

Më herët Ahmeti, kishte postuar në rrjetet e tij sociale një poll, përmes të cilit kërkonte nga qytetarët të votojnë për apo kundër dekorimit të qytetit për festat e fundvitit. Në sondazh morën pjesë plotë 3 mijë e 484 persona dhe 53.8% ishin që sheshet të dekorohen, kurse 40.6% votuan kundër kësaj.

Ndryshe, shumë komuna në Kosovë janë shprehur kundër zbukurimit të qyteteve për shkak të gjendjes me koronavirus, ku vetëm në 24 orët e fundit në nivel të vendit janë konfirmuar edhe 19 viktima dhe 468 raste të reja si rezultat i sëmundje infektuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA