Disa spitale në SHBA po mbledhin rezerva të mëdha iPads sa për të rivalizuar një dyqan modest të Apple.
Por arsyeja përse po e bëjnë këtë, sjell parasysh një realitet të errët: ata po përdoren për të lidhur pacientët me covid 19 me familjet e tyre, ndonjëherë për bisedën dhe lamtumirën e fundit mes tyre.
Spitalet po tejmbushen me mijëra pacientë që mbërrijnë çdo ditë. Në të gjithë ShBA po konstatohet tani një mungesë furnizimesh spitalore për stafin mjekësor dhe shtretër për pacientët.
Dhe natyra e infektimit ka detyruar shumë spitale të kufizojnë dhe të ndalojnë vizitat, me qëllim që edhe të parandalohet përhapja. Zgjidhja më e fundit ka qenë përdorimi i iPad-ëve dhe mjeteve të tjera të teknologjisë virtuale në mënyrë që pacientët të mund të komunikojnë me miqtë dhe familjen, shpesh për herë të fundit.
Një foto e postuar pak ditë më parë, të iPad-ëve që përgatiteshin për pacientët në repartet e terapisë intensive, është bërë virale në Twitter, duke mbledhur më shumë se 115 mijë pëlqime dhe 27 mijë ripostime në pak ditë.
Shpesh, sipas vetë mjekëve, iPadët jepen për përdorim para se pacientët të intubohen. Në këtë pikë, nuk ka më garanci se pacienti do të ketë një mundësi tjetër për të folur me të dashurit e tij.
Top Channel