
Një 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Hasan Prishtina” në kryeqytet.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 12:00 është marrë informata se në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë një person që jetonte e vetme, ka kohë që nuk është vërejtur të ketë dalë nga shtëpia. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e marra nga dëshmitarët, është ngritur dyshimi i arsyeshëm, se një femër 54-vjeç është pa shenja jete”, ka thënë ajo.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar njësitë ekzaminuese të policisë, prokurori i shteti, mjekësia ligjore, si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar vdekjen e 54-vjeçares.
Top Channel