Efektet globale të pandemisë COVID-19 mund të pengojnë aftësitë seksuale te meshkujt duke shkaktuar mosfunksionim e ereksionit, i cili po përfshihet si një nga efektet anësore afatgjata pasi virusi shkakton probleme në vaskulaturë.
Disfunksioni erektil i përcaktuar nga Klinika britanike Mayo është pamundësia për marrëdhënie normale dhe disa nga simptomat e tij përfshijnë dëshirë të zvogëluar seksuale.
Zbulimi befasues u bë nga Dena Grayson, një eksperte e sëmundjeve infektive, ndërsa fliste për LX News.
“Tani e dimë që njerëzit mund të kenë efekte shëndetësore afatgjata nga ky virus, ndërlikimet neurologjike dhe tani ekziston një shqetësim që burrat mund të kenë probleme afatgjata të mosfunksionimit erektil nga ky virus, sepse ne e dimë që shkakton çështje në vaskulaturë”, tha Grayson.
Duke folur për pasojat negative afatgjata të infeksionit, ekspertja mjekësore thotë se shumica dërmuese e njerëzve shërohen nga ky virus, por me kalimin e kohës, dhe gjithnjë e më shumë njerëz janë të infektuar, “ne do të shkojmë fatkeqësisht gjithnjë e më shumë drejt pasojave negative afatgjata të infeksionit.”
Në një artikull, Journal of Endocrinological Investigation zbuloi se mosfunksionimi erektil mund të mos jetë një shqetësim urgjent që tani, por ka qenë një çështje e zakonshme për të mbijetuarit e COVID-19.
“Pavarësisht se është një çështje e parëndësishme për pacientët në njësitë e kujdesit intensiv, mosfunksionimi erektil është një pasojë e mundshme e COVID-19 për të mbijetuarit, dhe duke marrë parasysh transmetimin e lartë të infeksionit dhe nivelet më të larta të prekjes te burrat e moshuar, ai mbetet një dukuri shqetësuese për një pjesë të madhe të pacientëve të prekur,” shkruan revista.
Disa nga efektet afatgjata të COVID-19, të raportuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, përfshijnë mjegullën e trurit, ethe, rrahje të çrregullta të zemrës, anomali të funksionit të mushkërive dhe dëmtime akute të veshkave.
Sidoqoftë, disfunksioni erektil nuk është përfshirë deri më tani si pjesë e pasojave të sëmundjes infektuese që tashmë ka prekur pothuajse të gjithë globin.
Top Channel