BE: Marrëveshja për Brexit “e parealizueshme” nëse nuk zgjidhen mosmarrëveshjet

06/12/2020 09:31

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri ​​një deklaratë të shtunën pas telefonatës me kryeministrin britanik Boris Johnson në të cilën ajo tha se “asnjë marrëveshje nuk është e mundur” nëse nuk zgjidhen “dallimet e konsiderueshme” për çështjet kritike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Von der Leyen lëshoi ​​një deklaratë pas bisedës së saj telefonike me kryeministrin Britanik Boris Johnson.

“Gjatë telefonatës lidhur me negociatat në vazhdim midis Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, ne mirëpritëm faktin për arritjen e progresit në shumë fusha”, njoftohet në deklaratë

“Megjithatë, diferencat e konsiderueshme mbeten në tri çështje kritike: kushte të barabarta, menaxhimi dhe peshkimi. Të dy palët nënvizuan se asnjë marrëveshje nuk është e realizueshme nëse këto çështje nuk zgjidhen”, theksohet më tej.

“Ndërsa njohim seriozitetin e këtyre dallimeve, ne ramë dakord që një ekip tjetër negociator duhet të angazhohet në përpjekjet e mëtejshme për të vlerësuar nëse ato mund të zgjidhen”, thotë deklarata.

“Prandaj ne po udhëzojmë kryenegociatorët tanë që të mblidhen nesër në Bruksel. Ne do të flasim përsëri të hënën në mbrëmje”, thuhet në deklaratë.

Çështjet mbi të cilat ka divergjenca nuk kanë ndryshuar që nga fillimi i negociatave.

Britania është këmbëngulëse për të marrë përsëri kontrollin e ujërave të saj të peshkimit, një temë e ngarkuar politikisht, por ekonomikisht relativisht e parëndësishme për Britaninë. Franca, një aktore e rëndësishme brenda BE-së, ka qenë veçanërisht këmbëngulëse që BE-ja të mos lëshojë pe në këtë front.

BE-ja ka frikë se Britania krijon një ekonomi me rregullim të ulët që i mbështet kompanitë e saj me subvencione shtetërore, duke dëmtuar kështu BE-në.

Nëse të dy palët nuk mund të arrijnë marrëveshje tregtare, atëherë ata do të tregtojnë sipas kushteve të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), i njohur gjithashtu si “Brexit pa marrëveshje”, i cila përfshin tarifa dhe kuota për mallrat dhe shërbimet që rrjedhin midis dy vendeve.

Nëse arrihet marrëveshje, ajo duhet të ratifikohet nga 27 anëtarët e BE-së, që do të thotë se koha është jashtëzakonisht e shkurtër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA