Bashkia e Tiranës: Marrin zgjidhje kërkesat e banorëve në rrugët “Shaban Bardhoshi” dhe “Hamdi Cinojmeri”
06/12/2020 11:04
Kombinati, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i një viti më parë i është nënshtruar një transformimi të plotë, njofton bashkia Tiranë.
Krahas procesit të rindërtimit të banesave të reja, Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna dhe për ndërtimin e rrugëve në zonat më skajore të njësisë Nr 6.
“Aktualisht mjetet e rënda po punojnë për ndërtimin dhe përmbylljen e kanalit në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Kombinat, një kërkese e hershme e banorëve të kësaj zone duke i dhënë zgjidhje përfundimtare.
Paralelisht puna po vijon dhe për sistemimin e rrugës “Hamdi Cinojmeri”, ku do të vendosen tombinot pas pastrimit të kanaleve dhe do të kryhet asfaltimi në vazhdim”, thuhet në njoftim.
Top Channel