Greqia përkujton 6 dhjetorin, ditën e ekzekutimit të Aleksandros Grigoropullos, 14 vjeçarit të ekzekutuar nga plumbat e policisë greke, në lagjjen Eksarkia të Athinës në 6 dhjetor 2008.

12 vjet nga ekzekutimi i Grigoropulos, autorët tashmë kanë përfunduar të gjitha shkallët e gjykimeve nga drejtësia, ndërsa data 6 dhjetor tashmë është kthyer prej organizatave anarkiste vendase, në ditën e rezistencën ndaj dhunës shtetërore.

Sikurse çdo vit ka pasur protesta të dhunshme, autoritet vendase kanë ndaluar grumbullimet dhe protestat.

5 stacione të metrosë se Athinën janë mbyllur,ndërsa më shumë se 5000 policë janë vendosur në rrugët e kryeqyteti helen.

Masa të rrepta sigurie janë marrë edhe në qytetet e mëdha të vendit,ku mijëra policë patrullojnë për të ndaluar tubimet dhe protestat.

Organizatat e majta kanë bërë thirrje për protesta, por drejtoria e përgjithshme e policisë ka paralajmëruar me masa drastike ndaj kujdo tenton të organizojë një protestë.

Autoritet thonë se për shkak të masave ndaj covid, askush nuk lejohet të protestojë,madje,nën kërcënimin e gjobave të rënda, janë kanë ndaluar edhe pelegrinazhin e përvitshëm që mijëra qytetarë grekë dhe të huaj,bëjnë në vendin që 14 vjeçari humbi jetën prej plumbave të policit Epamindondas Korkoneas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA